Prej disa kohësh po përflitet në mediat rozë për një lidhje dashurie mes këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito. Edhe pse ata të dy janë fotografuar disa herë bashkë, që të e kanë mohuar faktin se janë të dashur.

Por sot Butrinti ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Alea”. Si asnjëherë më parë Kiara e ka promovuar duke e publikuar në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”.
Bashkëngjitur me foton ajo ka edhe një dedikim që na shton akoma më shumë dyshimet se dyshja janë në një lidhje.
“Sapo gjeta këngën që m’u fiksua në kokë për të gjithë pjesën e mbetur të verës” – shkruan moderatorja në postimin e saj ku etiketon edhe këngëtarin.

Pas postimit të Kiarës menjëherë kanë nisur komentet e fansave të cilët aludojnë se ata janë të lidhur. Por Kiara ende nuk ka reaguar lidhur me këto komente, dhe mesa duket do të na lerë me dyshime edhe për disa kohë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
