Fjolla Morina mori propozimin për martesë nga biznesmeni, Fisnik Syla pak muaj më parë. Dhe çifti nuk kanë vonuar të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë.
Këngëtarja dhe biznesmeni i kanë dhënë fund beqarisë, dhe këtë Fjolla Morina e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale.
Ajo ndryshoi statusin në rrjetin social Facebook nga “beqare” në “e martuar”.
Ndërkohë këngëtarja publikoi edhe një foto në InstaStory të Fisnik Sylës, që e shoqëroi me mbishkrimin: “Burri im!”
Çifti bënë publike lidhjen pas arrestimit të Fjolla Morinës në kufirin e Morinës, pas në makinën iu gjetën dy pistoleta, duke u zbuluar kështu edhe kush ishte mashkulli pas dhuratave luksoze që ajo merrte.
Ndërsa ishte në “arrest shtëpi”, Fisnik Syla i propozoi këngëtares për martesë dhe padyshim që Fjolla Morina iu përgjigj “Po”.
Menjëherë pasi lajmet u bënë publike, ish bashkëshortja e biznesmenit reagoi në një media duke thënë se Fjolla Morina i shkatërroi martesën.
Fisnik Syla, baba i dy djemve, reagoi në rrjetet sociale duke hedhur poshtë deklaratat. Ai tha se me këngëtaren është lidhur pasi i dha fund martesës me bashkëshorten e tij.
Ndërkohë Fjolla Morina është nënë e dy vajzave të mitura.








