Transgjinorja Edona James me pjesëmarrjen në “Big Brother Vip Kosova” është shndërruar në një ndër konkurentët më të komentuar, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë.

Shpesh herë ajo bëhet pjesë e disa situatave të tensionuara dhe debateve me banorët e shtëpisë.
Edona njihet për natyrën e saj të sinqertë dhe pa komplekse, e cila gjatë qëndrimit në këtë shtëpi ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale.
Së fundmi teksa po bisedonte me Linda Halimin, transgjinorja ka treguar se tiparet që ajo pëlqen te një mashkull.
“Nuk e kam në tip, por me të ndodh kur e sheh dikë e dashurohesh sikur të ka ndodhur ty, ka djem të bukur, por kur e hapin gojën mbaron çdo gjë. Kam dëshirë që burri im të jetë më i vendosur, më serioz, nuk dua që të jetë si unë, duhet të jetë dikush që më mbron”, ka thënë Edona mes tjerash.
Disa ditë më parë transgjinorja është pyetur nga disa banorë se a do të kryente marrëdhënie s*ksuale në para kamerave në “Big Brother”, ndërsa ajo ka treguar se nuk do ta bënte një gjë të tillë pasi i gjithë populli shqiptar do ta shikonte.
“Jo, unë bëj shaka. Foli fjalë të ndyra, po kjo se e kam ndërruar seksualitetin. Unë për vete nuk kam ardhë këtu për atë, se më shikojnë fëmijët, të gjithë shqiptarët”, u shpreh ajo.
Transgjinorja ka zbuluar se ka marrë pjesë në këtë reality show për të treguar veten dhe për të ndërtuar imazhin e saj.
“Kam ardhur këtu me e ndërru imazhin tim. Të tregoj veten time”– tha konkurentja.
© Panoramaplus.al

