7 Tetor, 2020

Burrat me zë të trashë kanë më shumë mundësi ta gënjejnë partneren sesa të tjerët! Studimi i fundit zbuloi se…


Trashësia e zërit të një burri mund të parashikojë se sa është e mundur që ai të mashtrojë, sipas një studimi të ri.

burrat tradhtia (4)

Ekipi i studiuesve pohon se “karakteristikat e zërit parashikojnë pabesinë dhe angazhimin në marrëdhënie nga burrat, por jo nga gratë”, sipas “The Sun”.

burrat tradhtia (2)

Studiuesit u përpoqën të gjenin ndonjë korrelacion të fortë midis zërave të femrave dhe mënyrës se si ato sillen në një marrëdhënie.

Sidoqoftë, ata arritën në përfundimin se burrat që tingëllojnë më mashkullorë kanë “më shumë të ngjarë të gënjejnë dhe të angazhohen më pak në marrëdhëniet e tyre romantike, krahasuar me ata që nuk e kanë zërin shumë të trashë”.

burrat tradhtia (3)

Për të dalë në këtë përfundim, ata analizuan një grup studimesh universitare heteroseksuale që flasin gjuhën Mandarin, të cilët ishin kryesisht në marrëdhënie të shkurtra.

Gjithsej morën pjesë 116 burra dhe 145 gra. Të gjithë u regjistruan duke thënë të njëjtat fraza në mënyrë që të vërehej trashësia e zërit të tyre.

burrat tradhtia (1)

Ata gjithashtu u pyetën se sa përfshiheshin në një marrëdhënie dhe sa të ngjarë kishte që të mashtronin.

Përmes analizave të mëtejshme u konkludua se burrat që kishin zëra më të trashë kishin më shumë të ngjarë të tradhtonin një partnere.

Studiuesit theksuan: “Sigurisht, duhet të merren parasysh disa kufizime në këtë studim.

Së pari, pjesëmarrësit ishin studentë të universitetit me një diapazon të ngushtë moshe, kohëzgjatja e marrëdhënieve të tyre ishte relativisht e shkurtër, dhe dinamika e çiftëzimit dhe koncepti i martesës ndryshojnë shumë nga mosha e rritur.

Young couple of professionals having a conversation

Puna e ardhshme duhet të replikojë këto rezultate në popullata të ndryshme.

Së dyti, ne kryesisht diskutojmë studimin e bazuar në kërkimin e kryer në kulturat perëndimore, sepse pak studime kanë ekzaminuar karakteristikat vokale bazuar tek pjesëmarrësit kinezë”.

Ata duan që studiues të tjerë të kryejnë kërkime të mëtejshme në këtë fushë. Pjesëmarrësit e studimit u mbajtën anonimë dhe studimi u miratua nga Komiteti i Etikës i Universitetit Jugperëndimor.

© Panoramaplus.al