2 Shkurt, 2021

Bullizohet në media sociale, Hailey Bieber kërkon ndihmë profesionale dhe nis terapinë


Hailey Bieber vendosi të flasë hapur për ndikimin e komenteve negative për të në rrjete sociale, gjë që i ka ndikuar edhe në shëndetin mendor.

hailey bieber (3)

Modelja 24-vjeçare thotë se ka nisur një terapi për të kapërcyer bullizmin që i është bërë në internet, shkruan “Mirror”.

Ajo është rritur duke qenë në qendër të vëmendjes, pasi është vajza e aktorit, Stephen Baldwin dhe dizajneres grafike, Kennya Deodato Baldwin.

justin bieber dhe hailey (3)

Duke folur për “Woman’s Health UK”, modelja tregoi arsyen pse vendosi të shkojë tek një terapist.

justin bieber dhe hailey (1)

Mënyra se si jam përballur me energjinë negative… Kam folur shumë me një terapist. Unë po ashtu jam e martuar me dikë që ka përjetuar të tilla emocione, në ekstremitet, në nivelin më të lartë të mundshëm,”- tha Hailey duke treguar kështu se e gjithë kjo situatë e ka afruar edhe më shumë me Justin Bieber, bashkëshortin e saj.

justin bieber selena gomez hailey bieber (4)

Më tej ajo shpjegoi se duke qenë një person perfeksionist, nuk do që njerëzit ta urrejnë ose të mërziten me të. Prandaj, për një periudhë të gjatë ka bërë shpjegime dhe sqarime, të cilat aktualisht mendon se nuk kishte pse t’i bënte, për aq kohë sa nuk i detyrohet askujt, asgjë.

justin hailey bieber (8) justin bieber selena gomez hailey bieber (1)

© Panoramaplus.al