27 Shkurt, 2022

Bulgari B.zero1 Aurora Awards/ Kylie Minogue dhe Rita Ora dy yjet e ceremonisë madhështore


Kylie Minogue dhe Rita Ora janë padyshim ikona të suksesshme të pop-it, por gjithashtu janë edhe dy figura shumë të dashura të botës së modës. Kështu, mbrëmjen e sotme ato kanë qenë të pranishme në “Bulgari B.zero1 Aurora Awards” ku kanë shkëlqyer.

Ceremonia e çmimeve, që u drejtua nga Edward Enninful, kryeredaktori i Vogue, ka në qendër frymëzimin nga kultura klasike, duke filluar me emri, i cili vjen nga perëndesha romake e agimit, që simbolizon ardhjen e dritës, inteligjencës dhe krijimtarisë. E gjithashtu i referohet origjinës gjeografike dhe kulturore të markës Bulgari. Në qendër të ceremonisë është një vlerësimi i talentit dhe fuqizimi i grave.

Princesha e Pop-it Kylie i la të gjithë gojëhapur me një fustan të zi të çarë nga njëra këmbë, i cili ishte stolisur me disa kapëse letre dhe me shkëlqim. Sa i përket flokëve ajo kishte zgjedhur modelin e shkurtër bob duke e bërë me onde. 53-vjeçarja kishte zgjedhur një grim me tone neutral por me një openel të guximshëm. Fituesja e çmimit Grammy e plotësoi pamjet e saj me një palë taka të zeza me majë.

Sakaq, këngëtarja me origjinë shqiptare, Tira Oram kishte veshur një jumpsuit të bardhë elegant me pjesën e poshtme të gjera teksa e kishte plotësuar me doreza të gjata. Ajo shkëlqeu në parakalimin e saj e shoqëruar nga i dashuri Taika Waititi. Edhe grimi i Ritës ishte me buzkuq e rimel të theksuar, teksa flokët i kishte kapur topuz.

Kjo është hera e parë që “Bulgari B.zero1 Aurora Awards” organizohet në Evropë. Marka luksoze italiane është e njohur për bizhuteritë, orët, parfumet, aksesorët dhe produktet prej lëkure.

 

© Panoramaplus.al