22 Mars, 2026

Bruce Willis dhe Emma Heming festojnë 17 vite martesë, bashkëshortja e aktorit ndan foton e veçantë nga dasma


Bruce Willis dhe Emma Heming Willis festuan 17 vite martesë dhe kjo e fundit u ka bërë një dedikim të veçantë, ku është shprehur se ishte fati i saj në jetë ta takonte dhe të lidhej me të.

bruce willis

Heming publikoi të shtunën, më 21 mars, një postim në llogarinë e saj personale në Instagram, ku ndau një fotografi të përbashkët nga dasma e tyre në vitin 2009, duke shkruar: “Isha bërë për ta dashur. 17 vite martesë”. (I was made to love him.
17 years 💍🤍)
Bruce Willis Emma Heming Willis

Çifti u njoh në vitin 2007 dhe u martua dy vite më vonë. Ata kanë dy vajza së bashku. Bruce Willis ka gjithashtu tre vajza nga martesa e tij e mëparshme me Demi Moore.

Aktori u tërhoq nga aktrimi në vitin 2022, pasi u diagnostikua me afazi. Në vitin 2023, ai u diagnostikua edhe me demencë frontotemporale (FTD).

Bruce Willis Emma Heming Willis (6)

Emma Heming ka folur hapur për rolin e saj si kujdestare e bashkëshortit për shkak të sëmundjes së tij. Në një intervistë për People magazine vitin e kaluar, ajo u shpreh: “Në fillim ndihesha shumë e izoluar dhe dukej sikur gjithçka që po ndodhte, po ndodhte vetëm me ne. Me kalimin e kohës kuptova se do të ishte e dobishme të flisja për këtë dhe të ndërgjegjësoja njerëzit, në mënyrë që të shkonin më herët te mjeku, të merrnin diagnozë më shpejt dhe të merrnin pjesë në prova klinike”.

bruce willis

Në gusht, Emma Heming zbuloi se familja vendosi që Willis të zhvendosej në një shtëpi të veçantë, të projektuar posaçërisht për nevojat e tij, në mënyrë që të marrë kujdesin e duhur. Shtëpia e re ndodhet pranë banesës së tyre familjare, ndërsa bashkëshortja dhe vajzat e vizitojnë rregullisht.

Bruce Willis Emma Heming Willis (5)Bruce Willis Emma Heming Willis (1)Bruce Willis Emma Heming Willis (4)Bruce Willis Emma Heming Willis (1)Bruce Willis Emma Heming Willis (3)Bruce Willis Emma Heming Willis (2)

© Panoramaplus.al