Brooks Nader duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale. Modelja amerikane është fotografuar në shoqërinë e aktorit britanik Taron Egerton, në imazhe që kanë shtuar zërat për një lidhje të re mes tyre.
Sipas raportimit të medias italiane, dalja e tyre publike konsiderohet si konfirmim i flirtit më të ri që po bën bujë në mediat rozë. Sipas të njëjtit burim, pamjet kanë qarkulluar me shpejtësi në mediat ndërkombëtare, duke zbehur kështu edhe thashethemet e mëparshme për një afrim të mundshëm mes Brooks Nader dhe tenistit Carlos Alcaraz.
29-vjeçarja amerikane, e cila aktualisht është e angazhuar në xhirimet e ribërjes kinematografike të “Baywatch”, duket se ka gjetur tashmë një ekuilibër të ri në krah të yllit të filmit “Rocketman”, Taron Egerton.
© Panoramaplus.al









