22 Janar, 2021

Brooklyn Beckham zbulon tatuazhin e ri që i dedikon të fejuarës së tij dhe ky është mesazhi i veçantë që përjetësoi në trup


Para disa ditësh, Brooklyn Beckham i bëri një super dedikim partneres së tij, Nicola Peltz, me rastin e 26-vjetorit të saj të lindjes.

brooklyn beckham (1)

Ndërkohë, së fundmi, ai ka bërë një tjetër veprim të adhurueshëm, për t’i shprehur gjithë dashurinë të dashurës së tij, shkruan “Mirror”.

brooklyn beckham (3)

Djali i madh i Victoria dhe David Beckham ka bërë një tatuazh në krahun e tij dedikuar Nicola-s.

brooklyn beckham (1)

Me një shkrim të madh të ngjyrosur në krahun e djathtë, shkruhet: “Jeta ime, dashuria ime, e vërteta ime, frymëmarrja ime, arsyeja ime, bukuria ime, e çmuara ime”.

brooklyn beckham (8)

Këtë imazh të tatuazhit e publikoi Nicola, e cila shkroi: “Përgjithmonë njeriu im”.

brooklyn beckham (2)

Ky tatuazh vjen vetëm pak kohë pasi Brooklyn gdhendi në krahun e tij emrin e gjyshes së ndjerë të Nicola-s, Gina. Nicola u prek shumë nga ky gjest i partnerit të saj dhe e cilësoi si dhuratën më të bukur për ditëlindje.

brooklyn beckham (4)

Brooklyn numëron rreth 30 tatuazhe në trupin e tij, duke përfshirë njërin në kraharor që lexon “djali i mamit”, gjithashtu një kupid, një trëndafil dhe një kamera.

© Panoramaplus.al