Brooklyn Beckham i ka prerë lidhjet me prindërit e tij David dhe Victoria Beckham dhe me vëllezërit e motrat e tij Romeo, Cruz e Harper.

Sipas Page Six, “ai i ka thënë familjes së tij se nuk dëshiron më asnjë kontakt me ta dhe as nuk u është përgjigjur mesazheve nga askush që përpiqet ta kontaktojë”.
Prej kohësh dihet se nuk kishte më dashuri mes Brooklyn Beckham e Nicola Peltz nga njëra anë dhe David e Victoria Beckham nga ana tjetër.

Mungesa e çiftit në festën e 50-vjetorit të ish-futbollistit vetëm sa nxiti thashethemet.
Asnjë nga palët e përfshira nuk ka bërë ndonjë deklaratë për këtë çështje, por sipas Page Six nuk ka më dyshime: Brooklyn Beckham nuk dëshiron më të ketë asnjë lloj marrëdhënieje me prindërit, vëllezërit dhe motrën e tij.
Ka më shumë se një arsye pas vendimit të Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz për të ndërprerë të gjitha lidhjet me familjen e tij.

Para së gjithash, fakti që Victoria Beckham dhe nusja e saj gjithmonë e kanë pasur të vështirë të durojnë njëra-tjetrën.
Revista People raportoi së fundmi se gjatë dasmës së Brooklyn dhe Nicola, Victoria i “vodhi” vallëzimin e parë nuses duke kërcyer me djalin e saj. Dhe kjo ishte pika e fundit.
Por ka më shumë: për disa muaj, dhe deri vonë, Romeo Beckham pati një lidhje me Kim Turnbull, një modele 24-vjeçare që kishte pasur një lidhje me Brooklyn në të kaluarën. Kjo krijoi tension midis të dyve, duke çuar në një ndarje përfundimtare.
Për të mbrojtur reputacionin e tyre, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz thuhet se kanë punësuar një avokat. Avokatja është Jenny Afia, e cila punon për firmën ligjore Schillings dhe e cila më parë ka këshilluar Harry-n dhe Meghan-in.
Beckham ishin së fundmi të ftuar të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it në Montecito dhe duket se gjatë mbrëmjes ata folën edhe për tensionet në familje. Një temë për të cilën, siç dihet mirë, Harry dhe Meghan janë ekspertë të shkëlqyer.



