Brooklyn Beckham, djali i madh i David dhe Victoria Beckham, duket se ka prerë çdo kontakt me familjen e tij, madje duke mos iu përgjigjur as mesazheve të prindërve, vëllezërve apo motrës së tij.

Sipas Page Six, përçarja brenda familjes së famshme është bërë më e dukshme së fundmi, ndërsa Brooklyn tashmë 26 vjeç dhe banues në Los Angeles me bashkëshorten e tij Nicola Peltz, nuk mori pjesë as në festën e 50-vjetorit të babait të tij muajin e kaluar.
Burime pranë familjes tregojnë se Brooklyn mësoi nga mediat lajmin për nderimin që David Beckham do të marrë së shpejti nga Mbretëria e Bashkuar titullin kalorës.
“Ai u ka thënë të gjithëve që nuk dëshiron të ketë më kontakt me familjen e tij”, është shprehur një burim për Page Six, duke shtuar se çdo përpjekje për komunikim ka rezultuar e pasuksesshme.
Një nga arsyet për këtë distancim mendohet të jetë ish-e dashura e Romeos, Kim Turnbull, me të cilën Brooklyn ka pasur një histori në të kaluarën dhe praninë e saj në evente familjare. Ndërkohë, Romeo tashmë është i lidhur me influencuesen Caroline Daur, ndërsa tensionet mes familjes Beckham dhe çiftit Brooklyn-Nicola thuhet se janë përshkallëzuar që nga martesa luksoze e tyre.
Brooklyn thuhet se është afruar gjithnjë e më shumë me prindërit e Nicolas, miliarderin Nelson Peltz dhe bashkëshorten e tij Claudia, ndërsa vazhdon të drejtojë linjën e tij të pijeve Cloud23 në Kaliforni. Fansat e familjes Beckham janë të ndarë: disa fajësojnë ndikimin e Nicola-s, të tjerë mendojnë se familja Beckham nuk ka ditur ta pranojë shkëputjen e të birit.
© Panoramaplus.al
