Pas shumë dyshimesh e shqetësimesh nga fansat për gjendjen e saj shëndetësore, Britney Spears ka reaguar për t’i siguruar ata se është mirë.

Ylli i pop-it postoi një video në faqen e saj në Instagram duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh nga fansat. Në video, Spears foli për disa tema shumë të diskutuara, duke filluar me faktin nëse i merren apo jo mendtë kur regjistron veten duke bërë rrotullime në shtëpinë e saj, shkruan “Yahoo”.

“Unë jam këtu për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja dhe pyetja e parë kryesore që ju më keni bërë është ‘a më merren mendtë kur rrotullohem kaq shumë?’

Po, më merren shumë mendtë, por jam kërcimtare, për aq kohë sa kam një pikë përqendrimi në kokën time, zakonisht në fund nuk është aq keq,”- tha ajo.

Pas kësaj, Spears foli për foton e një frigoriferi të kuq që postoi në faqen e saj muajin e kaluar.
“Pyetja e dytë që ju më keni bërë është se çfarë do të thotë frigoriferi i kuq në Instagramin tim? Sinqerisht, unë thjesht mendova se ishte i lezetshëm“, – tha ajo, duke theksuar se nuk kishte ndonjë kuptim më të thellë.

Në fund, këngëtarja iu përgjigj një pyetjeje tjetër shumë të kërkuar: “A je mirë?”
“Po, jam plotësisht mirë. Jam jashtëzakonisht e lumtur, kam një shtëpi të bukur, fëmijë të bukur”,- tha Spears, e cila ka dy djem, Jayden James, 14 vjeç dhe Sean Preston, 15 vjeç, me ish-burrin Kevin Federline. “Po bëj një pushim tani, sepse po shijoj veten,“- shtoi ajo.

Spears ka ngritur shumë dyshime te fansat për shkak të postimeve të dyshimta që ajo bën dhe videove të çuditshme. Edhe pse Instagrami i saj ka qenë prej kohësh i mbushur me komente të fansave të shqetësuar, Britney nuk kishte reaguar deri dje.


