13 Nëntor, 2020

Britney Spears ka shkëputur lidhjet me babain para një viti, për shkak të “kontaktit fizik” me djalin e saj! Ja çfarë zbuloi në polici ish-bashkëshorti i këngëtares


Thuhet se Britney Spears nuk ka folur me babanë e saj për më shumë se një vit, pas “kontaktit fizik” mbi djalin e saj adoleshent në vitin 2019.

britney spears (1)

Këngëtarja 38-vjeçare humbi gjithashtu edhe gjyqin kundër babait të saj, për të hequr kontrollin mbi financat dhe mbi jetën e saj personale, duke ia vështirësuar edhe më shumë jetën, raporton “Mirror”.

britney spears (6)

Pas kësaj, duket se dyshja janë shumë larg nga të zgjidhurit e problemeve që kanë me njëri-tjetrin.

britney spears (5)

Prishja e marrëdhënies me babain për Britney-n ndodhi kur ish-bashkëshorti i saj, Kevin Federline, u detyrua të paraqiste një raport ligjor në polici, sipas të cilit, Jamie (babai) kishte dhunuar djalin e çiftit, Sean Preston, i cili në atë kohë ishte 13 vjeç.

britney spears (3)

Kevin tha në polici se Jamie ishte shumë i acaruar dhe theu derën në mes të një zënke me Sean, duke e lënë djalin të tmerruar dhe të mërzitur.

britney spears (4)

Që nga drama që ndodhi midis Preston dhe Jamie, Britney nuk ka pasur ndonjë kontakt me babanë e saj,”- tha një burim për “People”.

© Panoramaplus.al