12 Maj, 2018

Brisida Shehaj shfaqet duke u argëtuar në një festë shumë shik


Dikur drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve dhe e famshme me shprehjen “Ku qëndron problemi këtu?”, sot Brisida Shehaj ka marrë një detyrë tjetër të rëndësishme nga Qeveria.

Ajo është emëruar kryetare e Task-Forcës për Pronat e Bregdetit. Ndërkohë, Brisida me gjithë angazhimet që ka, nuk harron të frekuentojë eventet e kryeqytetit.

Kështu, pak ditë më parë në Tiranë u bë një event me temë “Nata indiane”. Shumica e të ftuarve ishin veshur me stilin indian dhe atmosfera dukej shumë bukur.

Nga fotoja duket që edhe Brisida është zbavitur shumë, megjithëse nuk duket të ketë përdorur ndonjë veshje të veçantë, të frymëzuar nga kultura indiane.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al