Teksa shumica e familjeve që kanë fëmijë të vegjël nuk do t’i preferonin divanet ngjyrë kremi në shtëpinë e tyre, kjo nuk përbën asnjë problem për Victoria Beckham, nënë e katër fëmijëve, fanse e dekoreve elegante.

Bashkëshortja e ish-futbollistit të famshëm, David Beckham, poston vazhdimisht foto në llogarinë e saj në “Instagram” të vilës 35 milionë euro në Londër, të cilën e ndan me të shoqin, 6-vjeçaren Harper, Romeo, 12 vjeç, Cruz, 15 vjeç, dhe Brooklyn, 18 vjeç.
Video më e fundit e publikuar në “Instagram”-in e Victorias, tregon Cruz duke përgatitur petulla në kuzhinë, ku mbizotëron ngjyra e zezë, dhe në sfond dallohet një ekspres kafeje prej 2,700 paund.

Ndërkohë disa foto të tjera tregojnë një vatër zjarri mermeri, si dhe fëmijët Beckham duke luajtur në një tendë në kopshtin e tyre me drita “zanash”.

© Panoramaplus.al

