4 Gusht, 2018

Brenda makinës luksoze, Ajsi Xhaxhaj fotografon veten duke u puthur me djalin misterioz


Prej kohësh aktorja Ajsi Xhaxhaj është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në shoubizin shqiptar. Ajo tërheq gjithmonë vëmendjen me jetën e saj private, ku disa muaj më parë u aludua në media se ishte në një lidhje me aktorin Drilon Hoxha.

Por që të dy i hodhën poshtë këto zëra, duke u shprehur se janë duke punuar së bashku për një film. Tani Ajsi ka zbuluar se është në një lidhje me një djalë, identitetin e të cilit ende nuk e ka  zbuluar.

Së fundmi aktorja ka publikuar një foto në “Instastory”,  ku shfaqet duke u puthur me djalin në fjalë. Çifti shfaqet në një makinë luksoze duke shkëmbyer një puthje pasiononte.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al