16 Shkurt, 2022

Brenda festës të 35-vjetorit te Floriana Garos/ Mungojnë politikanët, por jo lulet dhe surpriza e bashkëshortit


Moderatorja e njohur, njëkohësisht edhe drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të PD, Floriana Garo, ka festuar ditëlindjen e saj.


Ajo është parë kohët e fundit shumë aktive në politike, pranë liderit historik te partisë demokratike Sali Berisha dhe është pjesë e Komisionit te Rithemelimt.

Garo është e martuar dhe më përpara ka jetuar në Zvicër, me bashkeshortin e saj por tani pas aktivizimit seriozisht në politike ben nje jetë të dyzuar mes Tiranes dhe Zvicres.

Ditën e djeshme, ajo mbushi plot 35 vite dhe në fotot e publikuara në rrjete sociale duket se kishte oragnizuar një festë madhështore.


Por, ajo ç’ka ndjekësve ju bëri përshtypje ishte mungesa e figurave të njohura politikane, ndonëse mban një post të lartë pranë ‘Partisë Demokratike.

Floriana, si duket ishte treguar e kujdeshme në zgjedhjet e saj dhe kishte të ftuar vetem figura të shoWBizit, pra ato ‘VIP’.


Në pamjet e publikuara ajo dukej mjaft e lumtur teksa vallëzonte pranë miqve të saj, gjithashtu edhe familjarëve.

Në njërën nga fotot duket bashkëshorti i moderatores i cili I ka ‘dorëzuar’ tortën për të fryer qirinjtë.

Kjo ishte ndër të rrallat herë që ai del në publik, pasi ajo është kujdesur që jetën private ta mbajë jarg kamerave.

© Panoramaplus.al