Kantautori i njohur Flori Mumajesi feston ditën e sotme 36-vjetorin e lindjes. Ditëlindja e ka gjetur duke punuar, por njëkohësisht edhe të surprizuar nga miqtë e tij më të afërt.

Personazhe të njohur të ekranit shqiptar kanë uruar Florin me rastin e ditëlindjes, madje kanë treguar për fansat edhe disa imazhe nga festa që i kishin rezervuar mbrëmjen e djeshme.

Këngëtarja Shkurte Gashi ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto ku shfaqet së bashku me Florin dhe ndër të tjera ka zbuluar edhe tortën e bardhë me një çelës Sol dhe një mikrofon sipër.

“Gëzuar Ditëlindjen Miku im Flori! Uroj të kesh edhe shumë vite të lumtura me shëndet të mirë duke na dhuruar dhe shumë vite emocion me muzikën që bën”, shkruan Shkurte Gashi bashkëngjitur me fotot ku shfaqet duke përqafuar mikun saj.

Ndërsa miqtë të tjerë na kanë zbuluar kështu dhe nofkat me të cilat e thërrasin.

Klajdi Haruni apo Getoar Selimi nëpërmjet urimeve të tyre na kanë zbuluar se e thërrasin vëlla kantautorin e njohur.

Nga ana tjetër Bruno e thërret Luç, e Jon Gjebrea sakanaq. Dy nofka të çuditshme, por që me siguri mes tyre duhet të jenë domethënëse.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
