Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz se do të martohen në një ceremoni luksoze me të ftuar VIP në SHBA.
Ceremonia e dasmës raportohet se do të zhvillohet verën e ardhshme.
Çifti, të cilët njoftuan fejesën në korrik, do martohen në dy ceremoni që do mbahen në të dy anët e Atlantikut.
Raportohet se shoqëruesit e dhëndrit do jenë dy vëllezërit e Brooklyn, Romeo, 18 vjeç dhe Cruz, 15 vjeç. Ndërsa nëna e tij, Victoria Beckham do të dizenjojë fustanin e nusërisë së trashëgimtares miliardere.
Sipas The Sun, motra dhëndrit, 9-vjeçarja Harper do të jetë shoqëruesja e nuses.
Njëra ceremoni do të mbahet në vendlindjen e aktores në Florida, ndërsa tjetra në pronat e Beckhams në Cotswolds.
Të ftuar do jenë të gjithë njerëzit e afërt të nuses dhe dhëndrit.
“Brooklyn është tepër i përqendruar tek familja, ashtu si prindërit e tij dhe djemtë kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Ata janë vëllezër dhe shokë të mire,”- tha një burim.
Fustani i nusërisë së Nicole do jetë modeli i tretë me emër të madh për Victoria, pasi ajo krijoi veshjen e Eva Longorias në 2016, pasuar nga një fustan i veshur nga Meghan Markle në Ditën e Krishtlindjes.
Siç pritej në dasmë do jenë ftuar VIP, si shoqet e grupit “Spice Girls” të Victorias , Emma Bunton, Melanie Chisholm dhe Geri Horner.
Shoku i ngushtë i David, Dave Gardner dhe gruaja e tij Liv Tyler do të jenë gjithashtu të pranishëm.
Kumbari i Brooklyn, Sir Elton John madje do të ngjitet në skenë dhe do performojë.
Sipas burimeve, David dhe Victoria do të kontribuojnë në kostot dasmës luksoze, pavarësisht traditës që thotë se familja e nuses zakonisht mbulon koston.


















