Që nga rikthimi i saj në Shqipëri, këngëtarja Elvana Gjata është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo së fundmi po na tregon se i pëlqen tej mase fakti i sjelljes së kombinimeve të reja dhe shumë ekstravagante.

Por jo të gjithë mund ta pëlqejnë stilin e saj dhe në të tilla raste fansat nuk të falin përsa i përket detajeve që për ata bëjnë diferencën.

Teksa në një foto të postuar në “Instagram” shfaqet e veshur komplet me lejla, fansat e kanë “kryqëzuar” për kombinimin e saj mes të brendshmeve dhe streçeve.

“Ka dalë moda e re veshin brekët lart streçeve tani kanë ngelur të veshin çorapet mbi shapkat”, “E ka vjedhur stilin nga Borat”, shkruajnë fansat në komentet e tyre.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
