18 Qershor, 2024

“Braktisi” Grande Fratellon dhe u dashurua në “BBV”, mediat italiane shkruajnë për çiftin Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj!


Çifti Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi nuk kanë rrëmbyer vetëm vëmendjen e mediave shqiptare por edhe atyre italiane, vendi në të cilin kjo e fundit prej vitesh ka jetuar dhe punuar së bashku me familjen e saj. 

Këto të fundit kanë komentuar lidhjen e çiftit dhe eksperiencën e Heidit në shtëpinë e “BBV”.

Heidi Baçi, ish-konkurrentja e “Big Brother italia”, e cila braktisi reality show-n pas vizitës së babait të saj, Genti i cili ishte kundër lidhjes së saj me aktorin Massimiliano Varrese.

Baçi në Shqipëri, përveç se ka arritur të fitojë vendin e katërt të “Big Brother Vip Albania” ka gjetur edhe dashurinë, shkruan media “Isa e Chia.”

Së fundmi ish-banorja ka postuar në Instagram disa foto me aktorin, duke falenderuar fansat e tyre për dashurinë e madhe që iu kanë dhuruar dhe duke treguar se sa e dashuruar është ajo me Romeon.

“Fillimisht duam t’iu falenderojmë të gjithëve për gjithë dashurinë që na keni dhuruar❤️ Ps. Sa e dua këtë Romeon, është zemra ime. Jam goca më me fat në botë ❤️❤️❤️ Romeo Veshaj”– ka shkruar Heidi krahas fotove me partnerin e saj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Baci (@heidibaci)

Çifti nisën historinë e tyre të dashurisë në shtëpinë e “BBV”, ndërsa e vazhduan atë edhe pas daljes nga ky reality show.

Të shumtë ishin aludimet e ish-konkurrentëve dhe fansave se dyshja do të ndahen pas daljes nga spektakli, megjithëse një gjë e tillë nuk ndodhi dhe çifti po shijojnë pushimet e tyre së bashku në Barcelonë.

 

© Panoramaplus.al