22 Janar, 2019

Brad Pitt në një lidhje me Charlize Theron? Ja si qëndron e vërteta (VIDEO)


Një ditë më parë u përhap menjëherë lajmi se aktori i famshëm Brad Pitt është në një lidhje me producenten Charlize Theron.

Por një burim për “People” është shprehur se ata të dy janë takuar vitin e kaluar gjatë disa xhirimeve por nuk ka qenë kurrë bashkë.

“Rreth 6 muaj më parë, ata xhiruan së bashku. Ata nuk kanë qenë së bashku. Raportet se janë në një romancë janë të rreme”, tha burimi.

Ky i fundit ka shtuar se 55-vjeçari dhe Charlize xhiruan për një reklamë për markën Breitling  vitin e kaluar me  Adam Driver.

Ndërkohë kompania publikoi disa momente nga xhirimet e realizuara në shtator në faqen e tyre në rrjetin social “Facebook”.

Në lidhje me këto thashetheme, deri tani nuk ka reaguar asnjëri prej tyre. Pitt e ka mbajtur jetën e tij personale larg mediave që nga ndarja me Angelina Jolie në shtator të vitit 2017.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al