Brad Pitt dhe modelja gjermane Nicole Poturalski janë ndarë pas një romance që duket se zgjati vetëm tre muaj.

Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për “Page Six” se ata i kanë dhënë fund lidhjes pak kohë më parë.

Sipas burimeve marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë shumë serioz, raporton “Daily Mail”.

Lidhja e Brad dhe Nicole u mësua që në muajin gusht, kur aktori 56-vjeçar u pa me modelen 27-vjeçare në vilën e tij në Francë, të cilën Pitt e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie.

Modelja, e cila është në një martesë të hapur, u njoh për herë të parë me Brad në lokalin e bashkëshortit të saj, Roland Mary, në Berlin.

Fituesi i “Oscar” u njoh me pronarin e restorantit, Roland Mary, 68 vjeç, në vitin 2009, kur po xhironte për filmin “Inglorious Basterds”.

Ai u kthye në restorantin e tij në gusht të 2019, pra pas 10 vitesh, kur promovonte filmin e tij të fundit, “Once Upon A Time in Hollywood”, me Leonardo Di Caprio dhe Margot Robbie.

Nicole ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish-gruan e Brad, Angelina Jolie.

Ndërkohë Nicole vazhdon të jetë ende e martuar dhe ka një djalë shtatë vjeçar me Roland-in, që e quajnë Emil.

Ndërsa Pitt është baba i gjashtë fëmijëve me ish-gruan Jolie: Maddox, 19 vjeç, Pax, 16 vjeç, Zahara, 15 vjeç, Shiloh, 14 vjeç, dhe binjakët 12-vjeçar Knox dhe Vivienne.


