Teksa duhen edhe pak ditë nga zyrtarizimi i divorcit me ish-bashkëshorten Angelina Jolie, aktori i njohur Brad Pitt duket se ka gjetur ngushëllim me profesoreshën Neri Oxman.

Kjo e fundit është kërkuese në Institutin e Teknologjisë në Masachustes. Ndërkohë për momentin aktori hollivudian dhe Oxman e kanë quajtur “miqësi profesionale”, por sipas asaj që raportin “Page Siç”, po kalojnë shumë kohë së bashkë. Pra nuk mund të përjashtohet një lidhje më e ngushtë mes të dyve.

Ndërsa mediat e huaja shkruajnë se Neri Oxman është 42 vjeç dhe përveç se studiuese e zonja është edhe arkitekte me famë botërore. Ajo gjithashtu merret dhe me art e dizajn.

Duke qenë se Brad Pitt është i apasionuar pas arkitekturës, ky është një motiv më shumë për të kaluar kohë bashkë. Oxman është me origjinë izraelite dhe ka lindur në Haifa. Mediat në Amerikë shikojnë te 42-vjeçarja një ngjashmëri edhe me Angelina Jolie.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
