Së fundmi është botuar një libër i ri, i cili akuzon reperin “Diddy” se ka sulmuar të dashuren e tij të ndjerë si edhe ka rregjistruar veten duke bërë seks me një adoleshtent të njohur të Hip Hopit.

I botuar në 6 shtator, pak ditë para se reperi të arrstohej me akuzat për shantazh dhe trafik seksual nga prokurorët federalë në Nju Jork, libri me 60 faqe pretendon të jetën një koleksion i ditarit të partneres së vdekur të “Diddy-t”.
Ky libër përshkruan jetën shumëngjyrëshe të dashurisë së Combs nga vitet 1990 deri në vitin e fundit të Porterit, duke përfshirë mashtrimet dhe jetën e tij të shthurur.
Kujtimet e shkurtra kanë rrëfime shqetësuese të pretenduara të Diddy-it që goditi Porterin (nënë e tre fëmijëve të tij që vdiq nga pneumonia në 2018) me shuplakë pasi humbi durimin dhe madje e kërcënoi atë me vdekje.

Në libër, Porter rrëfen zbulimin dhe bërjen e kopjeve të kasetave që Diddy kishte duke bërë seks me ‘djem të rinj’, përfshirë dhe një kasetë me një 18-vjeçar popstar, i cili vazhdon të jetë një emër i njohur.
Botuesi i librit i cili jeton në Los Anxhelos, producenti Chris Todd, pretendon se Porter ndau një pjesë të shkrimit të saj me miqtë e ngushtë, të cilin e mori dhe e redaktoi lehtë në një libër me pseudonimin Jamal T Millwood.

Libri është shënuar si i shtypur në Las Vegas më 7 shtator 2024.
Todd nuk ka ofruar asnjë provë dokumentare për të vërtetuar deklaratat e tij, por ka nxjerrë kopje të shtypura në shitje.
“Kam pasur fatin të takoj dikë që pretendohej se kishte flash drive-in e Kim Porter-it”.Unë e njoh shumë mirë burimin e të famshëmve. Unë e di se sa afër ishin ata me Kim dhe Diddy, dhe me të gjithë njerëzit të komunitetit të Hip Hopit,” ka thënë ai për DailyMail.
Todd tha se fillimisht nuk donte të vinte emrin e tij në libër për arsye sigurie.
“Kjo është një situatë e rrezikshme dhe nuk doja të pretendoja pronësinë e fjalëve të Kim. Por tani jam i gatshëm të paraqitem për shkak të arrestimit të fundit të Sean Combs,” përfundoi ai.
© Panoramaplus.al
