Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë djali i tij, aktori i njohur Julian Deda përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka vendosur një fiongo të zezë në shenjë zie.

Zef Deda prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa u nda nga jeta në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.
Aktori lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë.
Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.
Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit.
Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.
Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.
© Panoramaplus.al

