30 Janar, 2026

Borusia Dortmund i ofron “shpëtimin” Adejemit, problemi mbetet… dëshira e Loredanës


Situata e Karim Adejemit po merr një kthesë të papritur. Mediat gjermane kanë bërë të ditur prej kohësh se lojtari kërkon largimin nga Borusia Dortmund, për shkak të kërkesës së partneres së tij, këngëtares Loredana.

sdfdsffsddfsdfssfd

Por tashmë është bërë e ditur se Borusia Dortmund jo vetëm që nuk i ka plotësuar kërkesën, por edhe i ka bërë atij një ofertë rinovimi, për të zgjatur marrëveshjen ekzistuese përtej vitit 2027, kur mbaroj kjo aktuale.

Por futbollisti nuk ka kthyer përgjigje, as pozitive dhe as negative, duke shpresuar që të mbërrijë oferta që kënaq klubin gjerman dhe atë, për të lëvizur drejt një kampionati tjetër, me Premier Ligën si destinacion të preferuar meqë partneres së tij i pëlqen Anglia.

Për këtë arsye ai ka punësuar si menaxher portugezin e famshëm Zhorge Mendes, i cili është në kontakt me klubet më të mëdha në Angli. Por për momentin nuk ka asnjë të gatshëm të ofrojë një shifër të kënaqshme për futbollistin, i cili insiston që të kënaqë kërkesën e partneres së tij.

Ndaj palët janë në vendnumëro për momentin pasi Adejem vazhdon të mos japë përgjigje. Kjo rrezikon që të tensionojë më shumë situatën te Borusia, ku ai u bë protagonist i disa sjelljeve jo edhe aq të këndshme si tentativa për të braktisur ndeshjen para fundit të saj e një përplasje publike me trajnerin Kovaç.

PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al