Kanë kaluar pak ditë që kur gazetari Mustafa Nano me një monolog në emisionin e tij u shpreh kundër veshjes së Ilda Bejlerit dhe Bora Zemani duke theksuar se veshjet e ekzagjeruara të moderatoreve nuk janë të përshtatshme për publikun pasi ekrani nuk është një lokal striptizi.

Pasi Ilda Bejleri reagoi duke u përgjigjur me kunja për Nanon edhe Bora Zemani duket se nuk e ka vrarë mendjen për pretendimin e gazetarit.
Zemani ka publikuar një video në “Instagram”, ku ajo shfaqet tejet në formë. Moderatorja sportive ka veshur një minifund dhe për më shumë shfaqet duke mbajtur topin me xhunglime.
Pas 3 xhunglimeve moderatorja e gjuan pa dashje topin ku mesa duket e ka përplasur diku duke bërë ndonjë dëm të vogël.
“Ups! E bëra dëmin”, shkruan moderatorja në postimin e saj në Insta.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
