Bora Zemanin tashmë do ta shikojmë në një format ndryshe. Ashtu siç është konfirmuar prej kohësh, moderatoren do ta shikojmë nën prezantimin e spektaklit më të madh të kërcimit “Dancing With The Stars”.

Bora ishte e ftuar në puntatën e parë të sezonit të dytë në “Më lër të flas” ku tregoi si e priti propozimin për të qënë pjesë e spektaklit. Moderatorja zbuloi se kur ishte e vogël e ka imagjinuar veten ta prezantojë.
“Fillimet e reja janë gjithmonë shumë të bukura, ky është një nga programet që e kam pëlqyer gjithmonë që kur isha e vogël thoja “a do ta prezantoj unë.” Plus kam studiuar edhe balet dhe e ndjej veten shumë mirë aty”– tha Bora.
Përsa i përket intervistave, Bora përgjatë kësaj periudhe nuk është parë në asnjë emision dhe të flasë për veten e saj. E pyetur nga Romeo se përse vendosi të flasë në programin e tyre ajo tha:
“Përveç pjesës që e shpjeguam që mu lutët shumë, dhe ju luta unë pastaj, realisht mendoj që ishte vendi i duhur për të dhënë një intervistë. Edhe nuk kam pasur asgjë të re nga ana profesionale që të flisja. Kjo është një nga arsyet: arsyeja e parë promovimi i një projekti shumë të madh. Ky muaj është edhe muaji që mund të rrumbullakosë edhe një moment shuëm të rëndësishëm për mua por dhe Donaldin, takimi i famshëm në Big Brother. Një arsye tjetër është, pse të mos jem me dy ish-kolegët e mi”– tha ajo.
Kujtojmë se “Dancing With the Stars” nis më datë 7 tetor me netët live. Lajmi u bë i ditur përmes një videoje në faqen zyrtare të emisionit, ku konkurrentët zhvilluan një mini-performacë.
Faqja zyrtare e programit ka zbuluar tanimë edhe emrat e konkurrentëve që do të marrin pjesë dhe kryetarin e jurisë Kledi Kadiun.
Konkurrentët e spektaklit janë: Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani, Elhaida Dani, Ilir Dushkaj, Elona Duro dhe Gent Hazizi.
Ndërkohë anëtarët e jurisë janë: Kledi Kadiu, Dalina Buzi, Valbona Selimllari dhe Arman Peza.

