13 Dhjetor, 2023

Bora në pritje të ëmbël/ Romeo Veshaj zbulon në emision mes lotësh lajmin e bukur nga çifti: Unë jam xhaxha…


Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të bëhen prindër për herë të parë?


Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarsisht nga ana e tyre por promoja e fundit e emisionit të dy binjakëve Romeo Veshaj dhe Donald Veshaj tregon se njëri prej tyre do të bëhet xhaxha…


Në videon e shkurtër prezantuese e cila tregon se në puntatën e radhës do të jenë të ftuar çifti Bora dhe Donald, dëgjohet Romeo ndërsa pyet:
-Unë jam xhaxha?
Dhe Donaldi e konfirmon.
Pas këtij momenti, të tre shihen të përlotur ndërsa përqafojnë njëri-tjetrin.
Donaldi Bora Romeo
Mbetet për tu parë, nëse kjo është pjesë e një skenari apo e vërtetë.
Nuk do ishte habi nëse çifti do të bëheshin prindër, ndërsa janë në një marrëdhënie prej vitesh tashmë.
Një ditë më parë aktori i propozoi moderatores në nisje të premierës së filmit të tyre të parë së bashku “5 Herë Jo”.
Mesa duket suprizat nuk kanë fund për çiftin.

© Panoramaplus.al