10 Maj, 2021

Bojken Lako dhe e dashura e tij 17 vite më e re i japin fund lidhjes disavjeçare! Këngëtarja: Është një njeri i afërt i imi!


Bojken Lako dhe Semi Jaupaj nisën një romancë të bukur në vitin 2011, vetëm pak muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia.

bojken lako semi jaupaj (6)

Pas disa vitesh bashkë, dyshja i ka dhënë fund lidhjes!

bojken lako semi jaupaj (5)

Lajmin e bëri të ditur vetë Semi ditën e djeshme në “Kënga Magjike”, në të cilën merr pjesë me këngën “Jetike”.

bojken lako semi jaupaj (2)

A je akoma me Bojkenin?”,- e pyeti Ardit Gjerbrea këngëtaren.

bojken lako semi jaupaj (3)

Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do të kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”, u shreh Semi duke i habitur të gjithë me këtë deklaratë.

bojken lako semi jaupaj (8)

Kur nisën të dilnin bashkë, Semi ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa Bojkeni 36 vjeç. Të dy ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”.

bojken lako semi jaupaj (9)

Ata u lidhën vetëm tre muaj pasi Bojkeni u nda nga Olesia, e cila ishte stomatologe me profesion.

bojken lako semi jaupaj (11)

Gjatë një interviste të dhënë para disa kohësh, Bojkeni madje foli për planet për dasmë, duke treguar se si çdo njeri, edhe ata kanë dëshirë të bëjnë një ceremoni që do ta mbajë mend me njeriun e tij të zemrës.

bojken lako semi jaupaj (14)

Megjithatë, sot ata nuk janë më bashkë dhe arsyet e ndarjes ende nuk dihen.

bojken lako semi jaupaj (17)

bojken lako semi jaupaj (18) bojken lako semi jaupaj (19) bojken lako semi jaupaj (7)

© Panoramaplus.al