10 Shkurt, 2021

“Boateng foli keq për të dhe ishte e mërzitur”- Modelja vret vetën në ditën e lindjes së djalit të saj, pak ditë pas ndarjes nga futbollisti


Modelja Kasia Lenhardt, e cila u gjet e vdekur në banesë, raportohet se i ka dhënë fund jetës.

Daily Mail shkruan se ish e dashura e Jerome Boateng i dha fund jetës në 6 vjetorin e lindjes së djalit të saj, Noah, vetëm një javë pasi u nda nga ylli i futbollit.

25-vjeçarja u gjet e vdekur mbrëmjen e së martës në një apartament luksoz që mendohet se i përkiste Boateng, në lagjen Charlottenborg, Berlin.

“Dje ishte ditëlindja e djalit të saj, Noah. Kasia ishte vetëm në shtëpi. Një anëtar i familjes telefonoi policinë pasi ishte shqetësuar për shkak se nuk mund të kontaktonin dot me të”– tha një mik i modeles për Daily Mail. “Ajo vdiq një javë pasi Jerome dha një intervistë, ku tregoi se marrëdhënia e tyre kishte mbaruar. Ai tha disa gjëra vërtet të këqija për Kasian dhe ajo ishte e mërzituar nga kjo.”

Vdekja e Kasia Lenhardt u konfirmua të mërkurën edhe nga mikesha e saj, modelja Sara Kulka e cila publikoi një foto krah saj dhe shkruante: “Shpresoj që e vërteta të dalë në shesh. Unë e di sa shumë e dëshiron këtë gjë!”

Kasia, i cili kishte një djalë nga një marrëdhënie e mëparshme që përfundoi 3 vite më parë, ka qenë në lidhje me 32-vjeçarin Boateng për 15 muaj.

Modelja nisi romancën me mbrojtësin e Bayern Munchen, Boateng pak më shumë se një vit më parë, por çifti u nda në 2 shkurt.

Pas ndarjes ata filluan të “sulmonin” njëri-tjetrin në rrjetet sociale, teksa futbollisti akuzoi 25-vjeçaren se e shantazhonte që të ishin bashkë.

Ndërkohë Kasia, e cila kishte emrin e futbollistit tatuazh në brinjë, e quajti mbrojtësin ‘djall’ dhe u zotua se do të ‘fliste’ dhe ‘të luftonte me të’ pasi t’i kalonte dhimbja e ndarjes.

Vetëm disa orë para se të gjendej e vdekur, ajo kishte bërë një postim në Instagram ku fliste për një ‘kapitull të ri’ në jetën e saj.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al