23 Korrik, 2018

Bleu makinën e shtrenjtë, fansat “masakrojnë” Majk: Ke rënë në lek e nuk kujdesesh për djalin


Disa ditë më parë, Majlinda Zeka e cila është ish-e dashura e Majk bëri një deklaratë të papritur për reperin. Sipas saj, ai nuk kujdesej financiarisht për djalin e tyre, Roanin.

Edhe pse lajmi u përhap gjithandej, Majk nuk bëri asnjë reagim dhe nuk dha asnjë koment në lidhje me fjalët e Majlindës.

Por së fundmi reperi ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi ku tregonte blerjen më të re që kishte bërë.

“Kur isha 17, doja gjithçka që kishte në dyqan. Kur u bëra 28, i bleva të gjitha, thjesht që të sigurohesha”, ka shkruaj Majk në foton ku shfaqet me makinën e re “Porche”.

Mirëpo fansat nuk e kanë pritur aspak mirë këtë postim, ku e kanë “masakruar” reperin në komente. Ata e kritikojnë Majkun pasi i thonë se ai nuk kujdeset për djalin e tij, ndërkohë që bën shpenzime të mëdha me makinat.

“Vozit porsche, e djalin s’je në gjendje ta financosh, marrë dhee turp, gruja jote e ka qit në story qe nuk kujdesesh e knej më lavdërohesh. S’të vlen pasuria kur fmija yt s’të intereson. Me te interesu e poston një foto sado pak e s’e fsheh djalin e jo më tutje”, i shkruan njëri prej ndjekësve.

“Pabuks, ke rënë në lekë e s’kujdesesh për djalin”, i shkruante një tjetër.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al