Këngëtari i njohur Blero Muharremi është një ndër konkurentët e “Big Brother Vip Kosova” më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, Afrona Dika, prej një viti artisti ka rigjetur sërish dashurinë identitetin e së cilën akoma nuk e ka bërë publike.

Shpesh herë gjatë bisedave me banorët, Blero ka treguar dashurinë e madhe që ai ndjen për të dashurën e tij, pa të cilën ai nuk mund të qëndrojë.

Femra misterioze përmes një postimi në InstaStory ka treguar se e mbështet publikisht këngëtarin në garën për të fituar çmimin e madh.
“Dashuri. Krenaria ime, shpirti i shpirtit tim. Ti je gjithmonë fituesi im, çdo ditë, Të dua”, ka shkruar ajo krahas fotos së këngëtarit.

Së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ajo ka bërë një paralajmërim sipër një fotoje ku shihet përkrah Bleros.
“Nesër zemër. Më mungon shumë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, ndërsa mesa duket e daahura e këngëtarit ka përgatitur ndonjë surprizë për të gjatë primet të “BBV” të ditës së nesërme (të premten).
![]()
Blero disa ditë më parë ka deklaruar që nëse e dashura e tij ia kërkon ai do të dilte nga “BBVK” duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.
“Sa më mungon o zot. Po t’më thotë nusja dil tani, unë dal në sekondë. Beb nëse thua me dalë, unë dalë menjëherë. E jap jetën për të. Pa të nuk mund të rri”, u shpreh Blero duke deklaruar se është shumë i dashuruar pas saj.
© Panoramaplus.al
