15 Prill, 2026

Blero Muharremi baba për herë të dytë, çifti konfirmon pritjen e ëmbël: Një tingull i vogël që ndryshoi botën tonë!


Këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij, Eronita, kanë ndarë lajmin e gëzueshëm se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

blero

Çifti e bëri publik lajmin përmes një postimi emocional në rrjetet sociale. Në videon e publikuar, shihen duart e tyre duke mbajtur një palë atlete të vogla të kuqe, shoqëruar me mbishkrimin: “Fëmija po vjen… Ai tingull i vogël ndryshoi botën tonë përgjithmonë.”

Ky moment i lumtur vjen vetëm pak muaj pas martesës së çiftit, të kurorëzuar në fillim të këtij viti. Edhe pse lajmi për shtatzëninë ishte përfolur më herët pas dasmës, tashmë është konfirmuar zyrtarisht nga vetë çifti.

Sipas burimeve të “Prive”, çifti është në pritje të një djali. Për Eronitën, kjo është përvoja e parë si nënë, ndërsa për Bleron, kjo është hera e dytë që bëhet baba, pasi ai ka edhe vajzën Tara nga martesa e mëparshme me aktoren Teuta Krasniqi.

blero (3)blero (1)

© Panoramaplus.al