3 Shkurt, 2024

Blerando apo Lumbardhi? Shpallet fituesi i “Big Brother Vip Kosova”, ja kush triumfoi pas 108 ditësh izolim


Lumbardhi u shpall fituesi i formatit “Big Brother VIP Kosova 2”.

Mbrëmjen e djeshme (2 shkurt) pas 108 ditësh ka përfunduar rrugëtimi i 4 finalistëve.

Edona në këtë edicion ka zënë vendin e katërt, Shqipja të tretin dhe Blerando të dytin.

Lumbardhi ishte bërë pjesë e BBVK-së që prej natës së parë më 20 tetor të vitit që lamë pas.

Kujtojmë që brenda formatit Lumbardhi  ka gjetur edhe dashurinë e tij, Kaderin Kicaj.

© Panoramaplus.al