U përfol gjatë se moderatori i njohur do të largohej përfundimisht nga nga “Tv Klan” dhe emosionin e tij Opinion do ta zhvillonte tani më në “Top Channel”.
Mirëpo duket se pas dyshimeve që kishte Fevziu ka marrë vendimin përfundimtarë dhe këtë vendim e ka ndarë edhe për “Panorama”, tani më ai nuk ka asnjë dyshim se ku do ta zhvilloi sezonin e ri të “Opinion”.

Burime të gazetës “Panorama” bëjnë me dije se gazetari i njohur dhe moderatori i emisionit ‘Opinion’ prej shumë vitesh, ka vendosur përfundimisht të refuzojë ofertën e “Top Channel”. Drejtori i Përgjithshëm Ben Blushi pak kohë më parë i bëri një ofertë Fevziut për t’u bashkuar me stafin e këtij televizioni.
Një javë më parë “Panorama Plus” i mori një intervistë Fevziut dhe ai u shpreh se ishte i pavendosur nëse do qëndrojë në Klan apo jo dhe se kishte patur disa debate punë me pronarin e këtij televizioni dhe mikun e tij. “Panorama” mëson se Blendi Fevziu nuk do të largohet, por do të vijojë emisionin dhe karrierën e tij në Tv Klan.
Pas konfirmimit se Blendi Fevziu nuk do të largohet nga Tv Klan, vjen dhe reagimi i këtij televizioni:
Gazetari dhe drejtuesi i mirënjohur i emisionit politik “Opinion”, Blendi Fevziu do të vijojë të jetë pjesë e familjes së madhe të Televizionit Klan.
Pjesë e këtij televizioni prej më shumë se 20 vjetësh, Blendi Fevziu ka shuar çdo dyshim dhe konfirmohet se do të qëndrojë në Televizionin Klan minimalisht edhe për 5 vitet e ardhshme.
“Opinion”, emisioni i parë politik në Shqipëri, vijon të jetë më i ndjekuri në vend prej 2 dekadash.
Pjesë e studios së tij janë bërë figura të jetës politike, akademike, sociale e kulturore në vend, por edhe personazhe të rëndësishëm me ndikim në botë.
“Opinion” vijon të mbetet programi me shikueshmërinë më të lartë dhe më me ndikim në jetën politike dhe shoqërore të vendit, por edhe kudo ku flitet shqip.
Në këtë studio janë realizuar debatet politike më të famshme dhe më të ndjekura në historinë televizive shqiptare.
Që nga sezoni televiziv 2008-2009, “Opinion” erdhi në katër takime çdo javë: të hënë, të martë, të mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma, duke trajtuar edhe tema të ditës së aktualitetit, artit, kulturës, historisë, turizmit, etj.
Në më shumë se 20 vjet, në Opinion janë zhvilluar rreth 2.600 emisione, me mbi 9.600 të ftuar.
Karriera mbi 20-vjeçare e Blendit Fevziut me emisionin “Opinion” është e lidhur ngushtësisht me historinë dhe suksesin e Televizionit Klan. Ky bashkëpunim i suksesshëm do të vijojë gjatë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
