Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, mblodhi shumë individë, organizata dhe biznese të cilët dhanë ndihmesën e tyre për Shqipërinë.

Një ndër ata që dhanë një ndihmesë të madhe për këtë tragjedi natyrore ishte një biznesmen nga Mali i Zi me origjinë boshnjake i cili dhuroi 85 mijë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur Elvis Naçi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai shfaqet krah Hajriz Brcvak nga ku bën të ditur shumën e madhe që ai ka dhuroi për vendin tonë.

“Me Hajriz Brčvak nga Mali i Zi i me origjine Boshnjake i cili dhuroi 85 mije euro ne fondacionin Firdeus per te ndihmuar Familjet e prekura nga termeti i 26 Nentorit! Zoti ja shpërbleftë”, ka shkruar Naçi.
© Panoramaplus.al
