16 Maj, 2019

Biznesmenët e majtë në shërbim të Kujtim Gjuzit, i rregullojnë papijonin (FOTO)


Një nga ngjarjet, që mori jo pak vëmendjen mediatike, ishte edhe futja në Parlament si deputet e Kujtim Gjuzit, një personazh disi humoristik, i njohur në media për batutat e tij.

Edhe ditën e parë në Parlament, Gjuzi nuk zhgënjeu në këtë aspekt. Ai kishte përgatitur me shumë kujdes veshjen, një kostum i zi i kombinuar me detaje të kuqe, si këpucët, rripi i orës, kopsat e xhaketës dhe qershia mbi tortë, një papijon i kuq!

Dhe për të mos e prishur perfeksionin, Xhemal Qefalia i rregullon papijonin që i kishte shkuar shtrembër, ndërkohë që Sadri Abazi shijon gjithë skenën. Duket që Gjuzi është pritur ngrohtë nga deputetët e maxhorancës.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al