30 Dhjetor, 2019

“S’konkurroj me askënd, publiku jep vlerësimin”, Biznesi për filmat fut në sherr dy aktorët, reagon Bes Kallaku: Batutën ja thashë edhe në emisionin e tij, e preu me montazh


Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku janë miq prej shumë vitesh. Por duket se rruga e dy aktorëve të humorit drejt biznesit të filmave dhe beteja për shikueshmëri i ka futur në sherr.

Një koment i Bes Kallakut se ai bën humor ndërsa Ermali biznes ka bërë bujë në mediat, duke nxitur replikat e të dyve.

Pasi Mamaqi bëri një postim ku tha se nuk po bën asgjë të keqe por po merret me biznes e jo me drogë, reagoi Bes Kallaku.

Ky i fundit ju përgjigj po ashtu me një status në Instagram ku shkruan se fjalët e tij janë thënë pa asnjë qëllim të keq duke shtuar se vlerëson atë çfarë Ermal Mamaqi i arritur deri më sot.

Kallaku sqaroi se batutën që un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja ka thënë edhe në emision por ky i fundit e ka prerë me montazh.

Besi u shpreh se gjatë karrierës së tij s’ka bërë asnjë hap duke ofenduar të tjerët apo duke mohuar punën e tyre duke theksuar se nuk dëshiron të konkurroj me askënd sepse është në fund publiku ai që jep vlersimin.

“Meqe u bo kaq e madhe, pa asnje qellim te keq nga ana ime. E meqe edhe mu po me shkrujn yyyyyyy ca kishte shkrujt Ai ashtu per ty e ca kishte thon per ty.
2 sqarime te vogla. Ences i kerkova ndjese per batuten direkt sa kishte dale ne portale. Por zgjodhi kte menyren tjeter te pergjigjes. Mgjs e vlersoj personalisht per cfare ka arritur dhe skam pas kurre asgje me te e me askend.
E dyta, shokut tim Ermalit kete batuten “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thene ne emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu ne montazh. Kete heren e dyte, kemi folur ne tel 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thene ne tel, o lok thashe kete gje per ty, je me i mire se un ne biznes por jo me humorist une. Me te qeshur dhe urime mbyllem tel me njeri-tjetrin.
Tani kur gjerat shiten sikur nuk dihen edhe po i degjojm per here te pare kjo me vret. Ne krejt karrieren time skam bere asnje hap duke ofenduar kend, duke kerkuar pritagonizem ne “skandale” portalesh apo duke mohuar punet e te tjereve. As nuk dua te konkuroj me askend, ne fund publiku eshte ai qe jep vlersimin. Suksese secilit ne punen e tij sepse as nuk e mendova qe behej nje vorbull e tille. Kushdo qe do ta shfrytezoje kete gje per ti shtuar kureshtjen punes se tij mbare i shkofte edhe u befte me i madh se Zamiri e Vasili. Respekt.
Un dua ti ngjaj Ijes time dhe dua te jem gjithmone Besi qe jam. Qellimi im eshte te mbajm sa me gjate Qendren Vullnetare ne Bubq ku kemi fiks 30 dite qe me shpirt mundohemi per ti sherbyer bashkfshatareve te mi pas asaj fatkeqsie. Shifra e vetme qe dua te arrij eshte ndertimi i sa me teper shpiave ne Bubq. Zoti ju rujt,”- shkroi ai.

9a52b9b1-1be7-4d72-9912-b270c26b0763

Por sërish reagoi edhe Ermali, i cili publikoi një shprehje të Aristotelit të mbivendosur në foton e tij që duket se i drejtohet Besit.

“Ne jemi ajo që bëjmë në mënyrë të përsëritur. Ekselenca nuk është një veprim por zakon,”– tha Ermali.

© Panoramaplus.al