29 Janar, 2018

“Bisha” që tërboi “Grammy Awards” (FOTO)


Edhe pse nuk u vlerësua me ndonjë çmim, Rihanna do të mbahet mend në “60th Annual Grammy Awards” për performancën energjike që dhuroi.

Këngëtarja me famë botërore u shfaq me një fustan rozë në mbrëmjen gala, ku këndoi “Wild Thoughts”, të shoqëruar me një kërcim të nxehtë me motive afrikane.

Gjatë kërcimit, 29-vjeçarja pësoi një incident të vogël me veshjen, por që u tejkaluar me shpejtësi prej saj, si një profesioniste e vërtetë.

© Panoramaplus.al