Alvisa Qarri , ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ka rënë së fundmi pre e një sulmi kibernetik. Dikush i ka vjedhur llogarinë e Instagram-it dhe madje i ka publikuar disa biseda private në Instastory.

Mes tyre edhe një bisedë ku shihen disa fotografi ku shihen Alvisa, Bashkimi, Albi dhe një vajzë misterioze. Këta të dy janë të kapur për dore teksa portreti i vajzës është e mbuluar.

Fotot duket të jenë shkrepur më 31 dhjetor dhe ajo që habiti edhe ndjekësit ishte fakti se vetëm 2 ditë pas shkrepjes së kësaj fotografie Albi u deklarua për Alesian ndërsa po dyshohet se ai mund të ketë qenë në një lidhje jashtë programit.
Albi u largua nga “Për’puthen” ditë më parë. Ish-konkurrenti ishte deklaruar për Alesian, e cila nuk bëri të njëjtën gje dhe pasi gjërat nuk shkuan si duhet ai u largua nga programi.
© Panoramaplus.al
