Linda Rei është një ndër personazhet më të njohur e më të komentuar të showbizit shqiptar. Ajo shpeshherë tërheq vëmendjen e ndjekësve me postimet e shumta që bën në rrjetet sociale dhe që asnjëherë nuk kalojnë pa marrë reagime nga publiku.

Pavarësisht se është munduar që ta mbajë larg syve të mediave familjen, së fundmi Linda ka vendosur të prezantojë me të gjithë ndjekësit mamanë e saj.

Linda Rei ka publikuar një video të së ëmës në profilin e saj në “Instagram”. Mamaja e saj i ka flokët bionde dhe kaçurrela, ndërkohë që shfaqet duke bërë “Dele challenge”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
