Kim Kardashian, tashmë beqare, nuk i la vend imagjinatës kur ndau me të gjithë një foto mahnitëse në Instagram.

40-vjeçarja tregoi linjat trupore seksi, e veshur me body që i tregonte thuajse çdo gjë, gjatë kohës që stërvitej në shtëpi, shkruan “Daily Mail”.

Ajo mbante në kokë një paruke ngjyrë bionde platin, ndërsa tregoi barkun me muskuj gjatë kohës që i kishte ngritur duart lart duke u stërvitur.

Megjithatë, dukej sikur imazhi ishte pjesë e një xhirimi dhe jo një fotografi e vërtetë që tregon Kim duke u stërvitur.

Është e paqartë nëse fotoja është e re apo është shkëputur nga një set fotografik i realizuar në vitin 2017, vit gjatë së cilit ajo ishte bionde.

Në muajin shkurt, ajo njoftoi për herë të parë se i kishte dhënë fund martesës me Kanye West dhe ish-çifti tani po përballen me ligjin për të zgjidhur mosmarrëveshjet në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve.


