21 Korrik, 2025

Billie Eilish dhe Nënë Maggie: Fëmijëria pa letra të thata dhe mesazhi i fortë për krizën klimatike


Billie Eilish, së bashku me nënën e saj, Maggie Baird, e njohur për angazhimin e saj në fushën e mbrojtjes së mjedisit, dhënë një intervistë të rrallë në emisionin “The Whole Story with Anderson Cooper” të CNN-së.

Ata diskutuan për fëmijërinë e artistes dhe ndikimin e edukimit të saj në vlerat ekologjike dhe minimaliste.

Në intervistë, Billie Eilish përshkroi stilin e jetesës së familjes së saj, ku nuk është përdorur kurrë letër dhuratash, por në vend të saj paketimi bëhej me mjete të ripërdorshme.

“Nuk kam pasur kurrë letra në shtëpinë time. Thjesht merr një peshqir të lagur dhe je mirë,” deklaroi ajo, duke theksuar gjithashtu se gjatë festave ishte vetë ajo që hapte me kujdes dhuratat për të ruajtur materialet dhe për t’i përdorur përsëri.

Maggie Baird shtoi se ky mënyrë jetese e thjeshtë dhe ekologjike ka qenë pjesë e edukimit familjar, duke përmendur se të gjitha dhuratat e Krishtlindjeve ruheshin në çanta të qepura dhe përdoren çdo vit, ndërsa ushqimi i tyre bazohej në vegjetarianizëm.

“U rrita në një ambient ku nuk përdornim letra ambalazhi dhe mësonim të varnim rrobat e lara,” tha ajo.

Nëna e artistes theksoi gjithashtu shqetësimin për ndikimet negative që kriza klimatike ka në botë, duke shprehur tronditjen nga përballja me nivelet e larta të konsumit dhe mbeturinave në shoqëri.

“Është e frikshme të shohësh pakot dhe kutitë brenda kutive të tjera, ndërkohë që e di që kriza klimatike po përkeqësohet dhe biodiversiteti po humbet,” përfundoi ajo.

© Panoramaplus.al