29 Gusht, 2024

Big-Brother Vip nis së shpejti edicionin e ri/ Edona James zbulon dy nga personazhet që do të jenë pjesë


Big-Brother Vip Kosova është folur se do ta nis edicionit e tij të tretë së shpejti. Kjo ka ngacmuar kuriozitetin e publikut për të zbuluar se kush do të jetë pjesëmarrës në këtë ‘reality show’.

Edona James, një nga ish-personazhet e BBVK ka zbuluar (sipas saj nga burime të sigurta) dy nga emrat e personazheve që do të jenë pjesë  këtë edicion.

Në një intervistë të dhënë për “ONIMA”, Edona u shpreh se Bashkim Sahiti, dhe influencuesja dhe prezantuesja Zojë Nushi do të jenë pjesëmarrës të BBVK.

Bashkim Sahiti, i cili u bë i njohur për pjesëmarrjen e tij në “Përputhen”, ka krijuar një përvojë të gjerë në botën e televizionit dhe është i njohur për karakterin e tij karizmatik. Ndërsa Zojë Nushi, një influencuese e njohur dhe prezantuese, ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe është e njohur për intervistat ‘vox-pop’ që realizon nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Kujtojmë se Edona James vitin e kaluar ishte pa dyshim një prej banoreve më të përfolura dhe të suksesshme të edicionit të dytë. Ajo arriti deri në finale ku u rendit e katërta, gjersa fitues u shpall ish-futbollisti Lumbardh Salihu.

Sipas mediave në Kosovë, edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova pritet të fillojë në tetor.

© Panoramaplus.al