21 Qershor, 2025

Big Basta shpallet fitues i “Ferma VIP 2”, reagon bashkëshortja Vesa Luma: Më ka bërë gruan më krenare në botë


Artisti i njohur Big Basta është shpallur fitues i edicionit të dytë të spektaklit televiziv “Ferma VIP”, në natën finale të mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Pas javësh me sfida fizike dhe emocionale, ai rrëmbeu çmimin e madh dhe mbështetjen e publikut.

Menjëherë pas shpalljes së fituesit, ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Vesa Luma, përmes një postimi emocionues në Instagram.

“Kjo është më shumë se FITORE, më shumë se vlerë monetare! Fitoi qytetaria, durimi, qetësia, argumenti, inteligjenca.”

Në të njëjtin postim, Vesa shprehu krenarinë për partnerin e saj, duke theksuar vlerat që ai përfaqësoi në ekran:

“Nuk fitoi Big Basta, por Gerald Xhari, njeriu që më ka bërë gruan më krenare në botë. Të dua shumë!”

© Panoramaplus.al