Moderatorja Bieta Sulo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, ku ka rrëfyer më shumë për jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Ajo tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën e bashkëshortit të sa saj Alban Dudushi, Xhoelin, ndërsa tha që “sekreti” i këtij raporti është të qenurit mikja e saj dhe jo përpjekja për tu bërë një nënë e dytë.
“Në marrëdhënie të tilla, ajo që bëhet gabim, është që gratë e baballarëve, ndonjëherë tentojnë të bëjnë mamatë pa dashje, ndërkohë pse duhet të tentosh këtë rol, kur fëmija i gëzon lumturisht dhe i pastë me jetë të dy prindërit. Ti je mikesha në krah kur mbi të gjitha, diferenca e moshës është më e vogël mes meje dhe saj. Edhe kur jemi tani me pushime, jemi gjithmonë me Xhoelin, ‘A mo Alban, a do të dalim’, pra jemi motori për të bërë disa gjëra më shumë për të qenë më festive, më të aventurës, sado qe Kroi Art, e ka ulur pak ritmin, por në fund ndahen kampet, Albani me Kroin dhe unë me Xhoelin”, tha Bieta.




© Panoramaplus.al

