Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, shitjet e “iPhone”-ve kanë pësuar rënien më të thellë të regjistruar ndonjëherë, por tani po shfaqin shenja stabilizimi.
Sipas gjigandit të teknologjisë, “Apple”, të ardhurat nga “iPhone”-ët u ulën me 17% në $31miliardë dollarë.

Megjithatë, shefi ekzekutivi i kompanisë Tim Cook theksoi se shitjet janë forcuar nga fundi i marsit, përfshirë Kinën ku çmimi i tyre u ul me qëllimin të nxitej kërkesa.
“Apple” paraqiti një tablo më optimiste për tremujorin tjetër, deri në qershor, ç’ka bëri që aksionet e saj në bursë të rriteshin me 5 %. Firma e kishte paralajmëruar një situatë të tillë me “iPhone”-t që në fillim të vitit, duke cituar si arsye të fortë Kinën, ku i duhet te konkurrojë me rivalë më të lirë si “Huawei Technologies dhe Xiaomi”.
Përmirësimi i vënë re në mars me telefonat apo dhe produkte të tjera si orët, i jep “Apple” besimin se gjërat do të shkojnë më mirë, por megjithë ripërtëritjen e lehtë të kërkesës në Kinë, shitjet në rajon vazhdojnë të mbeten të tkurrura me 20%. /tch/
© Panoramaplus.al
