19 Dhjetor, 2018

Bie me makinën në lumë, ndërron jetë këngëtarja e famshme


Një këngëtare e famshme rumune ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare, pasi ra me makinë në lumë.

Autoritetet rumune e gjetën trupin e pajetë brenda makinës së saj të zhytur në lumin Danub në Rumaninë jugperëndimore.

Ishte motra e këngëtares ajo që lajmëroi policinë vendase për humbjen e saj, pasi kishte që të dielën që nuk shkonte në shtëpi.

Mediat e huaja shkruajnë se ende nuk është e qartë se si makina e 34-vjeçares ra në lumë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për shkaqet e vdekjes.

Vdekja e papritur e këngëtares erdhi vetëm 2 vite pasi lëshoi albumin e saj të vetëtitulluar Anca Pop.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al